Refuzohen si të pa bazuara ankesat

Refuzohen si të pa bazuara ankesat

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit , i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të akuzuarve A. Ç., N. L., S. H., Sh. D., Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe F. Sh.

Prishtinë, 26.08.2019 – Departamenti Special i Gjykatës se Apelit , i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të akuzuarve A. Ç., N. L., S. H., Sh. D.,  Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe  F. Sh.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.06.2019, mbetet në fuqi. 

Të gjithë këta po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ nga neni 422 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerësoj se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza, ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 250 par. 1 nën par. 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit të Procedurës Penale.