I.O., I.B., A.Th dhe M.M., po dyshohen nga ana e prokurorisë për shkak të veprave penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prishtinë, 06.09.2019 – Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji.
I.O., I.B., A.Th dhe M.M., po dyshohen nga ana e prokurorisë për shkak të veprave penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqense ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo t’i perserisin veprtat penale.