Në këtë menyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesëshem, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019
Prishtinë, 27.12.2019 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, u ka vërtetuar dënimet më burgim të akuzuarve A.L., R.H., F.G., F.A., F.S dhe Z.B. Në këtë menyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesëshem, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019, sipas të cilit tre të akuzuarit e parë ishin shpallur fajtor për shkak të veprës penale ”Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 238 par.1 lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ishin gjykuar, A.L. dhe R.H më nga 11 vjet burgim, ndërsa i akuzuari F.G me 8 vjet burgim. I akuzuari F.A, ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale” Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ishte dënuar më 4 vjet burgim. Ndërkaq të akuzuarit F.S. dhe Z.B ishin shpallur fajtor, secili për shkak të veprës penale “Dhëne e ndihmës në kryerjen e veprës penale” nga neni 388 par 2, nën par 2.8 lidhur më par 1 të KPRK-së, dhe ishin dënuar,a i pari më 2 vjet burgim, ndërsa i dyti më 1 vjet burgim.
Kolegji i Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, dhe sipas detyrës zyrtare, lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti G. A dhe L.N., dhe çështja është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Gjithashtu më aprovimin e ankeses së prokurorisë, është konfiskuar automjeti BMW X 5, të cilin e ka perdorr i akzuauri A.L. për kryerjene vepres penale.
Kolegji i Apelit i ka aprovuar pjesshëm edhe ankesat e mbrojtësve të pandehurve A.L., R.H. F.G. dhe F.A. ashtu që i’u është zbutur dënimi me gjobë.
Në çështje tjera aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, ka ngelur i pa ndryshuar.