“Është hera e parë që përpos që kemi zgjidhur të gjitha lëndët, qe i kemi pranuar gjatë një viti, e kemi zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra për 1, 334 lëndë. Pra përkundër që jemi përballur më një fluks jashtëzakonisht të madh të ankesave, kemi arritur që ta zvogëlojmë numrin e lëndëve të vjetra për 1, 300” – tha Shala.
Prishtinë, 10.01.2019 – Gjykata e Apelit, në vitin që lamë pas i ka zgjidhur rreth 18 mijë lëndë, shifër kjo më e larta e arritur ndonjëherë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, gjatë një takimi më gazetarë.
Sipas tij, institucioni që ai drejton, vitin 2019 e ka filluar më 12, 957 lëndë të pa zgjidhura, gjatë vitit 2019, i ka pranuar edhe 16, 264 lëndë, që do të thotë se në punë i ka pasur gjithsej 29, 221 raste. Nga to ka arritur t’i zgjidh 17, 598 lëndë, ndërsa vitin 2020, e ka filluar më 11, 623 lëndë. “Është hera e parë që përpos që kemi zgjidhur të gjitha lëndët, qe i kemi pranuar gjatë një viti, e kemi zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra për 1, 334 lëndë. Pra përkundër që jemi përballur më një fluks jashtëzakonisht të madh të ankesave, kemi arritur që ta zvogëlojmë numrin e lëndëve të vjetra për 1, 300” – tha Shala.
Sa i përket lendeve në të Departamentit Special, Shala theksoi se në këtë departament kanë ardhur 17 lëndë, prej tyre janë zgjidhur 7, në trajtim e sipër janë edhe 10.
Po ashtu ai shtoi se gjatë një viti në Gjykatën e Apelit, janë zgjidhur edhe 89 lëndë kundër korrupsionit zyrtar. Prej tyre një ankese është hudhur, 49 janë vërtetuar, 26 raste aktgjykimi i shkalles se parë është prishur dhe lënda është kthyer ne rivendosje. Në 2 raste dënimi i shkalles se parë është ashpërsuar, ndërsa në 4 raste dënimi i shkalles se parë është zbutur.