U promovua Udhëzuesi Për Proceduren e Konfliktit Administrativ

U promovua Udhëzuesi Për Proceduren e Konfliktit Administrativ

Projekti u mundësua nga Akademia e Drejtësisë më mbështetjen e GIZ-it gjerman për Kosovë.

Prishtinë, 05.10.2020 – Në Gjykatën e Apelit të hënën u promovua Udhëzuesi për Procedurën e Konfliktit Administrativ që për autor ka kryetarin e Gjykatës së Apelit Hasan Shala dhe gjyqtaren Delushe Halimi.

Ky udhëzues ka për qellim që përmes materialit të përzgjedhur të lehtësoj punën e gjykatave në zbatim të procedurës së konfliktit administrativ. Përmbledhja në fjalë, përveç procedurës gjyqësore që zhvillohet në gjykatën e shkallës së parë, trajton edhe procedurat që zhvillohen në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme. Projekti u mundësua nga Akademia e Drejtësisë më mbështetjen e GIZ-it gjerman për Kosovë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Udhëheqësi i Projektit të GIZ-it gjerman për Reforma Ligjore dhe Administrative z. Karl Weber si dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z.Enver Fejzullahu.