Mbetet në fuqi masa e paraburgimit prej një muaji, ndaj 30 të pandehurve

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit prej një muaji, ndaj 30 të pandehurve

Gjykata i ka shqyrtuar konform ligjit edhe masat tjera të cilat i parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka konstatuar se ato nuk janë të mjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale.

Prishtinë, 10.08.2020 – Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara, me 02.10.2020,  ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 30 të pandehurve.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, i datës 20. 09.2020, më anë të secilit të pandehurit F.L dhe 29 të tjerëve, iu është caktuar masa e paraburgimit, deri më datën 17 përkatësisht 18 tetor, ka mbetur në fuqi.

Gjykata e Apelit vlerësoi se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat po dyshohen, ka bazë ligjore, për caktimin e kësaj mase, ngase ekzistojnë  arsye të forta për të besuar, se me gjetjen e tyre në liri, ata do të mund të ndikojnë në prova apo dëshmitarë dhe këtë formë, të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, ose mund ta përsërisin veprën penale. Gjykata i ka shqyrtuar konform ligjit edhe masat tjera të cilat i parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka konstatuar se ato nuk janë të mjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale.

Sipas prokurorisë,  i pandehuri F.L. po dyshohet se ka kryer veprat penale  ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’ nga Kodit Penal i  Republikës së Kosovës (KPRK).  Të pandehurit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M.., Z.A. D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S., V.S. po dyshohen për  veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., për veprën penale ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’, të KPRK-së.