Gjykata e Apelit, gjykata më efikase për vitin 2020

Gjykata e Apelit, gjykata më efikase për vitin 2020

Prishtinë, me 24.03.2021- Gjykata e Apelit del të jetë gjykata më efikase, gjatë vitit që e lamë pas. Kështu, përkundër rrethanave të vështira, më të cilat është përballur si pasoj e pandemisë Covid-19, kjo gjykatë ka arritur të zgjidh të gjitha lëndët e pranuara gjatë një viti, madje të kryej 8 % më shumë.

Sipas Pasqyrës së Performancës të Gjyqësorit për vitin 2020, gjatë tërë vitit të kaluar, Gjykata e Apelit ka pranuar gjithsej 9, 615 ndërsa ka zgjidhur  10, 345 të tilla. Kjo ka bërë që numri i lëndëve të zgjidhura, në raport më ato të pranuara të jetë 107.59%.

Kujtojmë se kjo shifër përfshinë vetëm lëndët e rregullta. Përndryshe nëse i llogaritim edhe lëndë që kanë  ardhur më ankesë kundër caktimit/ vazhdimit të masave të sigurisë (paraburgime etj.) , pastaj ato  që kanë të bëjnë me fazen e  kontrollit të aktakuzës, si dhe lëndë tjera, del se gjykata e shkalles se dytë, gjatë vitit 2020,  ka pranuar 14,219 lëndë,  ndërsa ka zgjidhur 15, 048.