Prishtinë, 23.04.2021 – Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit B.D.
Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021.
B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoj të gjitha rrethanat, vlerësoi se edhe me caktimin e masës së arrestit shtëpiak mund të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.