Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit I.T.

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit I.T.

Prishtinë, me datën 24 gusht 2021 – Kolegji i gjyqtarëve i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit I.T., ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me aktgjykimin e ankimuar të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari I.T. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147, paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1. të KPRK dhe për shkak të kryerjes së kësaj vepre penale ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjetëve.

Kolegji i gjyqtarëve i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit të Kosovës ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarin e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale të lartcekur, ndërsa aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore.