Mbahet punëtoria për unifikim të praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative

Mbahet punëtoria për unifikim të praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative

Prishtinë – 16 mars 2023, nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Valon Totaj, së bashku me kryesuesin e Departamentit të Përgjithshëm, gjyqtarin Rafet Haxhaj, përgjegjësin e Divizionit Civil, gjyqtarin Gani Avdiu, si dhe gjyqtarin Arsim Hamzaj, ka filluar punëtoria dy ditore për unifikim të praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit, identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve aktuale sa i përket praktikes gjyqësore, ndërsa qëllimi i punëtorisë është unifkimi i praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative.
Pjesë e kësaj punëtorie janë gjyqtarët nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil si dhe gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Administrative.