Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shtator ka publikuar 321 vendime

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shtator ka publikuar 321 vendime

Prishtinë – 10 tetor 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit Shtator ka publikuar në ueb faqe 321 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuar, 216 vendime janë të lëmisë civile, 30 nga divizioni penal, 11 të departamentit për krime të rënda, 61 për çështje administrative dhe 3 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj Gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.