Në ditën e tretë të “Ditëve të Gjyqësorit”, Gjykata e Apelit e Kosovës prezanton të gjeturat në praktikën gjyqësore për çështjet penale

Në ditën e tretë të “Ditëve të Gjyqësorit”, Gjykata e Apelit e Kosovës prezanton të gjeturat në praktikën gjyqësore për çështjet penale

Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, së bashku gjyqtarin Xhevdet Abazi, njëherit kryesues i Departamentit për Krime të Rënda, gjyqtarin Ferit Osmani, njëherit përgjegjës i Divizionit Penal si dhe gjyqtarin Kreshnik Radoniqi, në kuadër të ditës së tretë të aktiviteteve të “Ditëve të Gjyqësorit”, morën pjesë në panel diskutimi, i cili u udhëhoq nga kryetari i Gjykatës së Apelit.

Në këtë ditë është diskutuar lidhur me efikasitetin e sistemit gjyqësor si dhe praktikat gjyqësore në çështjet penale. Në panel diskutimi u prezantuan edhe disa të gjetura të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Apelit për çështjet penale. Ditët e Gjyqësorit do të vazhdojnë me ditën e katërt, në të cilën parashihet që të diskutohet lidhur me praktikën gjyqësore në çështjet civile.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, këtë vit ka organizuar “Ditët e Gjyqësorit”, për disa ditë me radhë, ku në ditën e tretë morën pjesë anëtarët e KGJK, kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët e lëmisë penale të të gjitha gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.