Kryetari Totaj, priti në takim gjyqtarin nga Britania e Madhe, z. Michael Hopmeier si dhe përfaqësuesit nga projekti WBROLI

Kryetari Totaj, priti në takim gjyqtarin nga Britania e Madhe, z. Michael Hopmeier si dhe përfaqësuesit nga projekti WBROLI

Prishtinë, 16 janar 2024 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, së bashku me gjyqtarët nga Departamenti Special, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pritën në takim gjyqtarin nga Britania e Madhe, z. Michael Hopmeier si dhe përfaqësuesit nga projekti Inicativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perendimor (WBROLI).

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me rastet e pastrimit të parave, përvojat, sfidat e gjyqtarëve në këtë fushë, si dhe mundësitë e hartimit të Udhëzuesit të Rasteve të Pastrimit të Parave.

Kryetari Totaj, ka falenderuar gjyqtarin nga Britania e Madhe, z. Michael Hopmeier si dhe përfaqësuesit nga projekti WBROLI, lidhur me përkrahjen e ofruar për Gjykatën e Apelit të Kosovës, si dhe shprehu gadishmëri për themelimin e bashkëpunimit, me qëllim të arritjes së objektivave që kanë për qëllim efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemin gjyqësor, duke përfshirë realizimin e aktivitetve të parapara nga ky projekt.