Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të akuzuarve D.K dhe A.S, ndërsa çështja kthehet në rigjykim

Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të akuzuarve D.K dhe A.S, ndërsa çështja kthehet në rigjykim

Prishtinë, 23 shkurt 2024 – Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923 të datës 04.08.2023, ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj– Departamenti për Krime të Rënda 2022:132923, të datës 04.08.2023, i akuzuari D.K, është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 i KPRK, ndërsa i akuzuari A.S është shpallur fajtor për shkak të veprës penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, ashtu që i akuzuari D.K është gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.08.2021 e tutje, ndërsa të akuzuarit A.S, i është shqiptuar dënimi me burgim me kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë 15 vite, në të cilin dënim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 22.08.2021 e tutje, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim. Kurse në pikën II të dispozitivit të aktgjykimit, të akuzuarin D.K, për shkak të veprës penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK dhe të akuzuarin A.S, për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK, i ka liruar nga akuza meqë me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer këto vepra penale. Gjykata e shkallës së parë të dëmtuarit V.O dhe M.O, për realizimin e kërkesës pasurore juridike i ka udhëzuar në kontest civil.

Gjykata e Apelit, me aktvendimin PAKR.nr.677/23, të datës 11.01.2024, ka aprovuar, ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve D.K, av.Admir Salihu dhe A.S, av.Arbnora Shefkiu, av.Avni Ibrahimi edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, 2022:132923, të datës 04.08.2023, e ka anuluar ashtu që çështja penale i është kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim. Në pikën II të dispozitivit të aktvendimit, kjo gjykatë pretendimet ankimore të prokurorisë dhe ato të mbrojtësve për bazat e tjera ankimore si dhe të përfaqësuesit të palës se dëmtuar, i ka konsideruar tani për tani si jo lëndore, ndërsa në pikën III të dispozitivit të aktvendimit, ka konstatuar se të akuzuarit, D.K dhe A.S, të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se pretendimet e prokurorisë dhe të mbrojtëseve lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave procedurale qëndrojnë, ashtu që  ekzistojnë shkelje të dispozitave nga neni 384 paragrafi 2.7, lidhur me nenin 369 paragrafi 6 dhe 7 të KPP, si dhe shkelje të dispozitës së nenit 384 paragrafi 2.1, lidhur me nenin 361 paragrafi 2 të KPP, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar. Kolegji i Gjykatës së Apelit ka gjetur se shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi I dhe II i aktgjykimit të ankimuar është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore të cilët formojnë elementet e veprave penale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, për arsye se dispozita ligjore nga nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 i KPRK, për të akuzuarin e parë i referohet privimit nga jeta të personit tjetër në mënyrë mizore apo dinake dhe jo për motive xhelozie, ndërsa përkitazi me pikën 1.4 të nenit 173 të KPRK, kolegji gjykues i shkallës së dytë ka theksuar se një rrethanë e tillë duhet të vërtetohet nga ekspertet e fushës përkatëse, e që në rastin konkret nuk është bërë nga ana e gjykatës së shkallës së parë. Sa i përket të akuzuarit të dytë A.S, gjykata e apelit ka vlerësuar se, në raport me veprën penale nuk janë dhënë arsye të qarta dhe konkrete nëse veprimet e të akuzuari janë në pajtueshmëri me tiparet e veprës penale për të cilën i njëjti është shpallur fajtor. Mbi bazën e të lartcekurave kolegji i shkallës së dytë, ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale, aktgjykimi i atakuar përmban shkelje esenciale nga dispozitat e procedurës penale, pasi që mungojnë arsyet për faktet vendimtare të cilat janë thelbësore për vërtetimin e përgjegjësisë penale të akuzuarve, për çka gjykata e shkallë së dytë ka dhënë udhëzimet konkretet të cilat do të duhet të eliminohen në fazën e rigjykimit, nga gjykata e shkallës se parë.

Shih më poshtë:

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_PAKR_2023-262899_SQ.pdf