Vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të akuzuarve Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O.

Vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të akuzuarve Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O.

Prishtinë, 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës ndaj të akuzuarve Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.31/21 i datës 28.04.2023.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.31/21 të datës 28.04.2023, të akuzuarit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. i ka liruar nga akuza, për veprat penale të ngarkuar me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.04/2021 të datës 07.07.2021.

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.38/2023, të datës 08.04.2024, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.31/21 i datës 28.04.2023, e ka vërtetuar, duke i liruar të akuzuarit nga akuza e PSRK.

Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPP, nga fakti se dispozitivi është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e tij, në të cilin janë paraqitur arsyet e plota dhe të qarta të fakteve vendimtare dhe zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj çështje penale dhe se nuk përmban asnjë shkelje tjetër e cila kishte për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar.

Gjykata e Apelit përkitazi me pretendimin ankimor të prokurorisë se: “gjykata e shkallës së parë gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe me këtë edhe shkeljen e ligjit penal ku gjykata nuk ka vlerësuar në mënyrë të duhur provat e paraqitura nga prokuroria, duke analizuar vetëm dy provat….”, të cilat pasqyrohen në këtë vendim, ashtu që kjo gjykatë ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike dhe përkitazi me këtë ka dhënë arsyet të qarta dhe konkrete në aktgjykimin e ankimuar, duke gjetur me të drejtë se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, andaj edhe kolegji penal i kësaj gjykate i ka liruar të njëjtit nga akuza e PSRK, për veprat penale për të cilat i ka akuzuar, pasi nuk është vërtetuar se në veprimet e tyre fitohen elementet e veprës penale e në veçanti elementi subjekti- dashja direkte.

Aktgjykimi i anonimizuar në linkun:

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2023-187172_SQ.pdf