Gjatë muajit mars në Gjykatën e Apelit janë pranuar gjithsej 808 lëndë. Nga to janë kryer 745 (përfshi lëndë të rregullta dhe të natyrës urgjente). Numri i lëndëve të pa zgjidhura ka mbetur11, 675
Gjykata e Apelit, përkundër rrethanave të krijuara si pasoj e pandemisë Covid 19, edhe gjatë muajit mars ka ndërmarrë të gjitha veprimet, në funksion të kryerjes se obligimeve të saja kushtetuese dhe ligjore. Kjo, duke zbatuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nr. 53/2020, të datës 15.03.2020, për reduktimin esencial t të gjitha aktivitetet në kuadër të KGJK-së dhe gjykatave, por edhe duke i ndjekur më përpikëri udhëzimet lidhur më masat parandaluese, kundër virusit Korona.
Kështu, gjatë muajit mars në Gjykatën e Apelit janë pranuar gjithsej 808 lëndë. Nga to janë kryer 745 (përfshi lëndë të rregullta dhe të natyrës urgjente). Numri i lëndëve të pa zgjidhura ka mbetur11, 675.
Në vijim gjeni në formë tabelore të dhënat statistikore lidhur më lëndët e pranuara dhe të kryera për secilin departament, të përcjella më numrin e lëndëve të kryera nga secili gjyqtarë.