Xhevdet Abazi
Gjyqtar në Gjykaten e Apelit EN - Court of Appeals
Xhevdet Abazi është gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Abazi ka diplomuar në vitin 1986 në Fakultetin Juridik, Universiteti I Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1988. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Mitrovicë gjatë vitit 1988. Këtu edhe filloj karrierën e tij prej gjyqtarit deri në vitin 1990. Në vitet 2002-2003, ishte bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, e nga viti 2003 deri ne vitin 2008, gjyqtar në Gjykatën Komunale, po në këtë qytet. Prej vitit 2008 deri me 1 janar te viti 2013, u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa n nga një Janari i vitit 2013, gjyqtar në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës.