Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të akuzuarve SH.H, F.H, SH.I, B.B, A.A, SH.B dhe A.M

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ndaj të akuzuarve SH.H, F.H, SH.I, B.B, A.A, SH.B dhe A.M

Prishtinë, 29 mars 2024 – Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të Departamentit Special, është refuzuar, ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve SH.H. av. Islam Musa, F.H. av. Avni Ibrahimi, B.B. av.Rafiz Shehu, A.A. av. Ahmet Ahmeti, SH.B. av. Fitim Shabani dhe A.M. av. Kushtrim Obrazhda, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.16/19, i datës 17.01.2022, është vërtetuar.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.16/19, të datës 17.01.2022, të akuzuarit SH.H.,F.H.,B.B., i ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2 të KPRK, të akuzuarin A.A., e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK, të akuzuarin SH.H. e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale pastrimi i  parave nga neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.5 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, si dhe të akuzuarit SH.B. dhe A.M., i ka shpallur fajtor secilin veç e veç për shkak të veprës penale pastrimi i parave nga neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe 1.5 të Ligjit Nr.05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Për veprat penale si në dispozitiv të aktgjykimit, të akuzuarit SH.H, i ka shqiptuar dënim unik me gjobë, në shumë prej trembëdhjetëmijë (13.000) euro, të cilin dënim  është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite e dhjetë (10) muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, të akuzuarit F.H, i ka shqiptuar dënimin me gjobë, në shumë prej tremijë (3.000) euro dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, të akuzuarit B.B, i ka shqiptuar dënim unik me gjobë, në shumë prej dymijegjashtëqind (2.600) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1)  muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, të akuzuarit A.A, i ka shqiptar dënim me gjobë, në shumë prej njëmijë (1.000) euro dhe me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve dhe i njëjti dënim me kërkesë të akuzuarit i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej dymijë (2000) euro, andaj gjykata konform nenit 80 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 të KPRK, për dënimin me gjobë dhe dënimin e zëvendësuar me gjobë të akuzuarit i ka shqiptuar, dënimin unik me gjobë në shumë prej tremijë (3000) euro, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguajë në afat prej një (2) muajve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të akuzuarit SH.B, i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, si dhe të akuzuarit A.M, i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti. Gjykata e shkallës së parë, ka paraparë që të akuzuarit e lartpërmendur, nëse nuk dëshirojnë ose nuk munden t’i paguajnë dënimet me gjobë apo dënimet unike me gjobë, atëherë të njëjtëve dënimet me gjobë apo dënimet unike me gjobë iu zëvendësohen secilit veç e veç me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga njëzet (20) €uro, ashtu siç është përcaktuar në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuat. Tutje të akuzuarve si në pjesën dënuese u ka konfiskuar mjetet të cilat kanë qenë objekt i veprës penale si në aktgjykim dhe në raport me çështjen e konfiskimit është obliguar Agjencia për Sekuestrimin e Pasurisë së Konfiskuar në Prishtinë, që pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të marr nën administrim dhe menaxhim sendet e konfiskuara përkatësisht paratë dhe pasuritë, si në pikën I, II, III, IV dhe V, ku kjo e fundit ka të drejtë që të administroj me të njëjtat dhe sendet e lartcekura t`i shes dhe paratë nga shitja t`i administroj në përputhje me Ligjin mbi Agjencinë. Gjykata e shkallës së parë ka refuzuar kërkesën për konfiskimin e shtatëdhjetepesëmijë (75.000) €uro apo ekuivalenti i kësaj shume, si të pabazuar në ligj, si dhe ka detyruar të akuzuarit që t`i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej treqind (300) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej pesëdhjetë (50) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Ndaj të akuzuarit SH.I. për veprën penale nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 81 të KPRK dhe të akuzuarin  B.B. për shkak të veprës penale nga neni 308 të KPRK lidhur me nenin nga neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit, është shpallur aktgjykim lirues konform nenit 364 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPP, ashtu që për të njëjtit shpenzimet e procedurës penale ka vendosur që t’ia vë në barrën e mjeteve buxhetore të gjykatës. Ndërsa të akuzuarit B.B, ka vendosur që t’i kthehen dy automjetet e konfiskuara të cekura si në dispozitiv të aktgjykimit ankimor, duke e obliguar Agjencinë për Sekuestrimin e Pasurisë së Konfiskuar në Prishtinë, që të njëjtat t’ia dorëzoj të akuzuarit meqenëse nuk ka bazë ligjore për konfiskimin e tyre.                   

Gjykata e Apelit, me aktgjykimin APS.nr.24/2023, të datës 01.12.2023, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve Sh.H. av. Islam Musa, F.H. av. Avni Ibrahimi, B.B. av.Rafiz Shehu, A.A. av. Ahmet Ahmeti, Sh.B. av. Fitim Shabani dhe A.M. av. Kushtrim Obrazhda, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës  Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.16/19, të datës 17.01.2022, e ka vërtetuar. Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të prokurorisë dhe të mbrojtëseve dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të pretenduara në pjesën dënuese nga mbrojtësit e të akuzuarve SH.H, av.Islam Musa., Sh.B, av.Fitim Shala dhe A.M, av.Kushtrim Obrazhda, të paraparë sipas dispozitës së nenit 384 paragrafi 1 dhe 2 e lidhur me nenin 369 paragrafi 7 të KPPRK, apo shkelje tjera të cilat do të kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit, duke theksuar faktin se dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret dhe i njëjti është në përputhshmëri të plotë me arsyetimin dhe përpilimin e dispozitivit. Gjykata e Apelit e Kosovës ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, gjendjen faktike në këtë çështje penale e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë nga provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, përmes së cilave është provuar se të akuzuarit, i kanë kryer veprat penale në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, ashtu që pretendimet e mbrojtëseve në raport me pjesë gjykuese ka konsideruar se janë të pabazuara, sikurse janë të pa bazuar edhe pretendimet Prokurorisë Speciale përkitazi me pjesën liruese, përkatësisht për pikën B të aktgjykimit të ankimuar, në raport me të akuzuarit SH.I., pika I e dispozitivit për veprën penale nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 81 të KPRK dhe  B.B., pika II, për shkak të veprës penale nga neni 308 të KPRK lidhur me nenin nga neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.5 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit, duke theksuar se  nga faktet dhe provat e kësaj çështje penale konstatohet se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe se në këtë drejtim asnjë fakt nuk ka ngelur në mëdyshje sikurse pretendohet në ankesat të cekura si më lartë. Gjithashtu kolegji i gjykatës së shkallës së dytë, ka vlerësuar se mbi bazën e vërtetimit  të gjendjes faktike, gjykata e shkallës së parë drejtë ka aplikuar edhe ligjin penal, për faktin se nga provat e administrua në shqyrtimin gjyqësor, është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve qëndrojë elementet objektive dhe subjektive të veprave penale për të cilën janë shpallur fajtor, ngase të njëjtit janë penalisht përgjegjës, duke potencuar se në anën tjetër nuk ekziston asnjë nga rrethana të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale apo përgjegjësinë penale, andaj ka shtuar se pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve F.H., av.Avni Ibrahimi dhe Sh.B., av.Fitim Shabani për shkelje të ligjit penal janë të pabazuara, sikurse janë pabazuara edhe pretendimet e prokurorisë në raport me pjesën liruese për të akuzuarit SH.I. e B.B., pika B e dispozitivit të aktgjykimit, pasi që nga provat e administruara nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar nga prokuroria. Gjithashtu gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se mbi bazë të rrethanave të vlerësuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë të akuzuarve i’u janë shqiptuar dënime në proporcion me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarve dhe me intensitetin e rrezikimit apo pasojave të shkaktuara, ashtu që me këto dënimet do të mund të parandalohen të akuzuarit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe do të parandalohen personat tjerë nga kryerja e veprave penale.

https://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/AP_APS_2023-107656_SQ.pdf